Një zënkë mes kolegëve që dyshohet se nisi për shkak të transportit me furgon, me të cilin udhëtonin për në punë, përfundoi me vrasje. Kështu bën të ditur një burim i Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.
Mëngjesin e sotëm policia konfirmoi vdekjen e A.S., 42- vjeçar, i cili sipas këtij burimi punonte si ndërtimtar, ndërsa dy të tjerë përfunduan në pranga. Poashtu u konfiskua edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Skena e krimit u zhvillua në një vendpunishte në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku tash e një kohë ka nisur ndërtimi i një objekti të madh.
Policia ka konfirmuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, përkundër përpjekjeve të Gazetës Sinjali, për të mësuar më shumë për rrethanat se si ndodhi krimi, Prokuroria Themelore e Prishtines nuk ka kthyer përgjigje dhe as nuk u është përgjigjur telefonatave.
Detajet e policisë mund t’i lexoni në linkun më poshtë. /Gazeta Sinjali/