image Vrasja e 28-vjeçarit kosovar në Gjermani, Polica tregon detajet se si ndodhi rasti 

Diasporë

Vrasja e 28-vjeçarit kosovar në Gjermani, Polica tregon detajet se si ndodhi rasti 

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dyshohet se 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, është therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymphenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjes, rreth orës 07:30.

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje.
Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent” thuhet në raportin e policisë gjermane.

/GazetaSinjali/