image Kryeprokurorori i Ferizajt thotë se Dardan Krivaqa kishte disa raste, përfshirë edhe dyshime për vrasje

Drejtësi

Kryeprokurorori i Ferizajt thotë se Dardan Krivaqa kishte disa raste, përfshirë edhe dyshime për vrasje

news image

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka folur në një konferencë për media, ku ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Jashari ka thënë se i dyshuari që gjendet në arrati, Dardan Krivaqa, ka pasur një numër të madh të rasteve dhe ka qenë i dyshuar edhe për vrasje.

“I dyshuari ishte person i njohur me një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet janë të mbyllura. Ka qenë i dyshuar, i akuzuar për vrasje dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme penale. Sa i përket personit të dytë është e vërtetë se është ngritur aktakuzë ndaj tij në vitin 2013 për tentim vrasje ende nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor. Është caktuar 23 shtatori data për këtë”, ka thënë Jashari.

“Në momentin kur Policia ka dërguar foto së bashku me hetimin rajonal, kemi dyshuar në një person që është i njohur, por s’kemi guxuar të flasim derisa e kemi vërtetuar për sa i përket veturës, personi me inicialet A.S. jeton në Zvicër. Tabelat kanë qenë të padeshifrueshme, nuk ishin të sakta. Janë identifikuar shpejt personat. Nuk kemi pasur të paraqitur ndonjë rast që ai ka qenë duke bashkëjetuar me forcë me viktimën”, tha tutje Jashari.

Sinjali mbrëmë ekskluzivisht ka bërë të ditur identitetin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasje të rëndë.

/GazetaSinjali/