image Vrasja brutale, dy vëllezërit rrahin dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli në dasmë

Botë

Vrasja brutale, dy vëllezërit rrahin dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli në dasmë

news image

Një dhëndër ka vdekur vetëm disa orë pasi u martua me bashkëshorten e tij në Kaliforni.

Dy vëllezër shkuan të paftuar në oborrin e shtëpisë së porsamartuarve ku po mbahej ceremonia dhe rrahën dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli.

Joe Melgoza u gjet me trauma të forta në kokë. Ai u dërgua në spital por nuk i mbijetoi goditjeve të marra.

30-vjeçari la pas bashkëshorten e tij prej vetëm disa orësh, Esther Bustamante Melgoza dhe vajzën 11-vjeçare.

Dy të dyshuarit për vrasjen brutale u identifikuan si vëllezërit Rony Aristides Castaneda Ramirez, 28 vjeç dhe Josue Daniel Castaneda Ramirez 19-vjeçare.

Sipas policisë vëllezërit nuk e njihnin Melgozan por jetonin jo shumë larg banesës së familjes së bashkëshortes së tij, ku edhe po mbahej ceremonia martesore.

Ata u shfaqën në ceremoni të paftuar dhe filluan të ziheshin me disa të ftuar.

Vëllezërve iu kërkua të largoheshin dhe ata e bënë këtë gjë, vetëm për tu kthyer pak më vonë me një shkop bejsbolli.

Melgoza u përpoq të ndeshej me dy sulmuesit po ata e qëlluan me shkop bejsbolli duke i shkaktuar vdekjen.

Dy të ftuar të tjerë në dasmë morën plagë të lehta. /Gazeta Sinjali/