image Vrasësit e boksierit shqiptar u larguan me skuter, del edhe fotografia e plagosjes në vitin 2013

Diasporë

Vrasësit e boksierit shqiptar u larguan me skuter, del edhe fotografia e plagosjes në vitin 2013

news image

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, raporton Sinjalin.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani”, shkroi ai.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar dhe sipas informacioneve të fundit thuhet se boksieri shqiptar u qëllua me gjashtë plumba.

Sipas mediave gjermane, në vendin e krimit u gjetën gjashtë gëzhoje të armës dhe se vrasësit u larguan me skuter nga vendi i ngjarjes.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Nimani ishte plagosur edhe njëherë në vitin 2013, ku ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betej për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld.

Sipas gazetës Landes-Zeitung në atë kohë thuhet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave i përkiste Nimani, dhe një grupi tjetër me prejardhje turke.

Tashmë Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/