image I vdiq babai, qytetarja: Pulmologji, emrin mos ta dëgjofsha

Shëndetësi

I vdiq babai, qytetarja: Pulmologji, emrin mos ta dëgjofsha

news image

Elda Kryeziu ka shprehur mllefin e saj ndaj Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, në të cilën vdiq babai i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tregon për gjendjen në Klinikën e Pulmologjisë, që sipas saj nuk mund të gjente as mjekë, por vetëm infermierë që ta ndihmonin prindin e saj.

“Për një fraxiparinë, apo për një insulinë (të anashkaluar me apo pa dashje) gjendja e tij luhatej tmerrshëm! Vrapoja korridoreve për të kërkuar ndihmë, tek tuk ndonjë motër se mjek nuk shihje me sy veç një herë të vetme!”, shkroi ajo në Facebook.

Po ashtu, Kryeziu tha se përveç oksigjenit, asgjë tjetër nuk kishte në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.

“Pulmologji emrin mos ta dëgjofsha…vetëm oksigjen, asgjë tjetër! Gjendja luhatej bashkë me të dhe zemrat tona që luteshin që të ndodhte një mrekulli”, shtoi ajo në postimin e saj prekës në Facebook.

Miq e familjarë , ju që na e lehtësuat sado pak këtë dhimbje me telefonata e mesazhe të shumta ,FALEMINDERIT!

Ne humbëm shtyllën e familjes , por e di se dhe ju të gjithë humbët një familjar , mik , shok e kolegë, me vlerë.
Babi ishte fjalë pak , por shpirtin e zemrën i kishte plot dashni …
Nuk e kisha menduar asnjëherë që do ikte në këtë mënyrë!
Ishte gjithçka shumë e shpejtë e trishtë dhe me shumë dhimbje…
Ai njeri që gjithë jetën me objektivin e tij na solli pamjet nga anë e kënd vendit, në çastet e fundit nuk pati mundësinë që me sytë e tij, të shef nga afër familjaret e tij !
Kjo gjendje që tronditi botën , trokiti dhe në derën tonë…ca simptoma një lodhje na drejtoi në QKUK , aty ku mijëra vetë po luftojnë me jetën e vdekjen …

Minutat e orët sa ishin të shpejta aq edhe të gjata njëkohësisht , të shpejta kur analizat tregonin se gjendjen e ka të mirë, të shpejta e të trishta kur çdo gjë përmbysej në moment!
Për një fraxiparinë, apo për një insulinë (të anashkaluar me apo pa dashje) gjendja e tij luhatej tmerrshëm ! Vrapoja korridoreve për të kërkuar ndihmë, tek tuk ndonjë motër se mjek nuk shihje me sy veç një herë të vetme!
Pulmologji emrin mos ta dëgjofsha…vetëm oksigjen, asgjë tjetër! Gjendja luhatej bashkë me të dhe zemrat tona që luteshin që të ndodhte një mrekulli.

Transferohet në intensivë…aty kujdesi ishte nivel tjetër, shkëputemi nga ai pasi nuk bënte më të bëhemi ne ” mjek ” për të siq bëmë 48 orë !
Ku e pamë të tretej e nuk mundëm të ndihmonim sepse çdo gjë kryhej me vonesë!
Jo për fajin tonë…por nuk e di, nga lodhja nga mosdija apo nga vet kultura , që pamë në pulmologji …
Orët ishin shekuj , gjendja i përkeqësohej duke zbardhë mëngjesi , ai po luftonte me jetë , e ne me lutjet se ndoshta do ia dalë mbanë…
E dielë 1 Nëntor,
Prishtina po ngrohej nga rrezet e diellit si të ishte pranverë, e trupi i babit po shkrihej e po ikte duke na lënë të thyer përjetë me këtë ikje të shpejtë e të papritur…
Një lot shkoj faqes duke na përshëndetë me mall , e ne mbetëm pas të shtangur nga kjo humbje!
Mblodhe mjaftë njerëz në përcjelljen e fundit! Nuk i frikësoi as virusi të thonë LAMTUMIRË…
Trupi yt u pre në Dragodan bashkë me perendimin e kuqërremtë që dielli i dha qytetit…
Mall shumë mall , por krenarë që patëm një baba , bashkëshort e vëlla si Ti !

Lamtumirë babi!

In memoriam LULZIM KRYEZIU./Gazeta Sinjali/