Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn një nga autorët e vrasjes së Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras. Për Ilir Likën prokuroria kërkoi 35 vite burg, por gjykata vedosi dy vite më pak.
Eduart Lamaj ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Dy bashkëpunëtoret e tjerë Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi vijojnë të jenë në kërkim dhe dyshohet se menjëherë pas ngjarjes të jenë larguar jashtë vendi.
Biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me armë zjarri, mbrëmjen e 30 majit të vitit 2020, teksa po pinin kafe brenda një lokale në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe njëri nga autoret e ngjarjes, Eduart Lamaj, por bashkëpunëtoret e tij arritën ta largojnë nga vendi i ngjarjes dhe pak ditë më vonë u dërgua për mjekim në një klinike private në Tiranë, por që u zbulua nga policia dhe kjo ndihmoj në zbardhjen e plotë të ngjarjes.