image Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

Siguri

Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

news image

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ka hyrë në shiritin e kundërt të rrugës, ku më pas është përplasur me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të ndaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/