image Voton Xhaferi: Në zgjedhje vendosim në cilin drejtim do të lëvizë vendi

Rajon

Voton Xhaferi: Në zgjedhje vendosim në cilin drejtim do të lëvizë vendi

news image

Kryeministri teknik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në këtë vend.

Xhaferi, ka ftuar të gjithë qytetarët që të përmbushin të drejtën e tyre për votim.

“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane”, shkroi Xhaferi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë”.

“Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”.

/GazetaSinjali/