image Voton edhe Kurti: Sot është ditë e bardhë, siç do të jetë e ardhmja jonë

Voton edhe Kurti: Sot është ditë e bardhë, siç do të jetë e ardhmja jonë

news image

Ka votuar edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti pas votimit u është drejtuar qytetarëve të Kosovës.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci e institucionet për legjitimitet. Kjo nevojë është e drejtë që më tej, paraqet mundësi që duhet shfrytëzuar. Kosova si shtet i pavarur këtë të diele i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin, duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar, sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti.

Kurtit, Gjykata Kushtetuese ia ka mohuar kandidimin për deputet./Gazeta Sinjali/