Me 41 vota pro, 28 kundër dhe një abstenim, Zdravko Krivokapiq është shpallur kryeministër i ri i Malit të Zi.
“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje”, ka thënë Krivokapiq.
Sipas tij, motoja e kësaj qeverie do jetë “Puna, rendi dhe përgjegjësia”, raporton vijesti.me, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndarja e posteve ministrore:
Zëvendëskryeministër është Dritan Abazoviq
Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias është Tamara Srzentiq
Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës, Ratko Mitroviq
Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq
Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injaq
Ministri i Punëve të Jashtme, Djordje Raduloviq
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq
Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratiq
Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq- Bojoviq
Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq
Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq./Gazeta Sinjali/