Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e anëtarëve të Komisionit për provimin e Jurisprudencës me 70 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Sinjali.
Kjo është përbërja e këtij komisioni:
Albert Zogaj kryetar, Drita Rexhaj zëvendëskryetare, Valbona Dishaj Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.
Pas miratimit të këtij propozimi, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 16:00.