Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se votimi me asistencë lejohet vetëm për votuesit që, për shkak të aftësisë së kufizuar, nuk mund ta shënojnë fletëvotimin ose ta hedhin atë në kutinë e votimit, si dhe për votuesit e verbër që nuk mund ta përdorin alfabetin Braille.
KQZ-ja ka bërë thirrje që qytetarët të informohen paraprakisht për procedurat dhe kriteret që lidhen me këtë formë votimi, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me rregullat.
Sipas njoftimit, qytetarët mund të informohen se kush ka të drejtë të votojë me asistencë, si realizohet ky lloj votimi, cilat janë kriteret që duhet t’i plotësojë asistuesi, si dhe cilat forma të tjera të mbështetjes ofrohen në vendvotim për personat që kanë nevojë për ndihmë gjatë procesit të votimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!