image Votat me postë/ Ky është dallimi mes Hamzës e Bahtirit

Votat me postë/ Ky është dallimi mes Hamzës e Bahtirit

news image

Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.

E pas numërimit të votave të rregullta, janë numëruar edhe ato me postë.

Në Mitrovicën e Jugut, më së shumti vota përmes postës ka marrë kandidati i LVV-së dhe kryetari aktual i kësaj komune. Bahtirit ia kanë dhënë votën 69 qytetarë.

Ndërsa, fituesi i garës, Bedri Hamza, ka marrë 40 vota e Armend Agolli i LDK-së ka marrë 19 vota.

/GazetaSinjali/