Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.
E pas numërimit të votave të rregullta, janë numëruar edhe ato me postë.
Në Gjakovë më së shumti vota ka marrë Mimoza Kusari- Lila, që është kandidate e LVV-së, me 289 vota.
Pas saj, vjen kryetari aktual i kësaj komune dhe kandidati i AAK-së, Ardian Gjini. Ai ka marrë 178 vota.
I treti radhitet Ferdinand Kolaj nga PShDK, me 128.
Gjakova është një nga 21 komunat që do të shkojë në balotazh.