image Von der Leyen thotë se BE-ja nuk mund t’i ndajë vaksinat me vendet e varfra

Evropë

Von der Leyen thotë se BE-ja nuk mund t’i ndajë vaksinat me vendet e varfra

news image

Pavarësisht premtimeve të mëhershme, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thotë tani se blloku nuk mund t’i dhurojë vaksina koronavirusi vendeve më të varfra në mesin e vështirësive të shfaqura në furnizimin me vaksina.

Një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, sipas Von der Leyen, derisa brenda BE-së të ketë një situatë më të mirë prodhimi.

Ka një presion të madh mbi vendet anëtare për t`i mbajtur vaksinat për vete. Ne do të mbështesim iniciativën e OBSH-së për shpërndarjen tek vendet në zhvillim. BE-ja ka investuar 2.2 miliardë euro për këtë iniciativë. Covax deri tani ka dorëzuar 30 milionë doza vaksinash në 52 vende.

Prodhuesit evropianë të vaksinave kanë dërguar 44 milionë doza vaksinash në 33 vende të ndryshme që prej fillimit të shkurtit, çka sipas Von Der Leyen e bën bllokun njërin prej eksportuesve më të mëdhenj të tyre në botë./GazetaSinjali/