Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Tiranën pasditen e sotme.
Ajo pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.