Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se tani prioritet mbetet zbatimi i saj i plotë dhe pa vonesa.
Ajo ka bërë thirrje që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjen dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë procesin e stabilizimit në rajon.
“Prioriteti tani është zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes nga të gjitha palët”, ka deklaruar von der Leyen.
Ajo gjithashtu ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar lirinë e lundrimit si thelbësore për stabilitetin ekonomik dhe sigurinë globale.
Sipas saj, marrëveshja krijon hapësirë për negociata më të gjera që mund të forcojnë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, ndërsa kjo çështje pritet të diskutohet edhe në samitin e G7 në Francë gjatë kësaj jave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!