image Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: Në dialog të gjendet zgjidhja për situatën me Kosovën

Politikë

Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: Në dialog të gjendet zgjidhja për situatën me Kosovën

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar në Beograd, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiq, Von der Leyen, është shprehur se për ta zgjidhur situatën e krijuar me targat me Kosovën duhet të përdoret dialogu.

“Lavdërova hapat e marrë në reformat për rend e ligj. Po ashtu progresi i mëtejmë është i rëndësishëm në mënyrë që Serbia të bashkohet në BE.”

“Po ashtu kyçe është që të përdoret dialogu i ndërmjetësuar nga BE që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, është shprehur Von der Leyen.

“Bashkëpunimi është rruga e vetme”./Gazeta Sinjali/