Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Von Der Leyen e ka falënderuar Kurtin për pritjen e ngrohtë dhe për bisedën përmbajtjesore, teksa e ka përgëzuar Kurtin për “suksesin impresiv ekonomik” të viteve të fundit.
“Ne jemi krenar të iu përkrahim juve. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE.
Thanks for a warm welcome and an insightful discussion, @albinkurti.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024
Congratulations on your impressive economic successes of these past years.
We are proud to support you.
Let us continue to work together step by step on Kosovo’s European future. pic.twitter.com/762kTlmroJ