image Von der Leyen: Marrëveshja e arritur në Bruksel, e mirë për mbarë rajonin

Politikë

Von der Leyen: Marrëveshja e arritur në Bruksel, e mirë për mbarë rajonin

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur lajmin e arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është zhvillim tejet pozitiv pas takimeve të mia me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, shkroi ajo në Twitter.

“Kjo është e mirë për mbarë rajonin. Tani dialogu duhet të vazhdojë”, shtoi von der Leyen./Gazeta Sinjali/