Ndër shtetet që janë duke kërkuar për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pauzës 90-ditore të tarifave të larta, shefja e BE-së, Ursula von der Leyen është deklaruar se blloku është duke zhvilluar “masa hakmarrëse”, në rast se këto bisedime dështojnë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë me Financial Times, von der Leyen thotë se BE-ja po shikon vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive amerikane të teknologjisë si Meta dhe Google nëse nuk arrin në një marrëveshje “plotësisht të balancuar” me SHBA-në, shkruan BBC.
Ajo përjashton çdo ndryshim në rregulloret e BE-së për përmbajtjen digjitale dhe TVSH-në, të cilat kanë qenë subjekt i kritikave nga këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro.
Pavarësisht nga çdo marrëveshje e arritur, von der Leyen thotë se këto tarifa të reja shënojnë një “pikë kthese me SHBA-në pa asnjë dyshim”.
“Ne kurrë nuk do të kthehemi më në status quo”.