image Von der Leyen: BE-ja nuk i ka njohur talebanët

Botë

Von der Leyen: BE-ja nuk i ka njohur talebanët

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur lidhur me çështjen e Afganistanit, ku pas marrjes së vendit nën kontroll nga talebanët ajo është shprehur se Bashkimi Evropian nuk i njeh ata.

Presidentja e KE-së, theksoi se nuk janë duke negociuar me grupin militant.

Pas vizitës që kishte në një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të organeve të BE-së të evakuuar nga Kabul, këto deklarime ajo i bëri në një konferencë për media.

Presidentje e KE-së, premtoi fonde për vendet e BE-së që do të marrin refugjatët afganë.

Ajo do të kërkojë rritje të ndihmës humanitare për Afganistanin këtë vit. /GazetaSinjali/