Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj shumicës së shteteve botërore.
Ajo theksoi se BE-ja është e gatshëm të hyjë në negociata me SHBA-në për këtë çështje.
“Evropa është e gatshme të negociojë me SHBA-në”, tha ajo.
Von der Leyen nënvizoi se BE-ja ka propozuar një marrëveshje, ku SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të vendosin tarifa zero për mallrat industriale.
Sipas saj, ky propozim është bërë për të krijuar mundësinë e një marrëveshjeje të favorshme për të dyja palët.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për të marrë masa kundërvepruese dhe për të mbrojtur veten nga efektet indirekte, përmes diversifikimit të tregtisë.
Europe is ready to negotiate with the US.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 7, 2025
We have offered zero-for-zero tariffs for industrial goods.
Because we're always ready for a good deal.
But we’re also prepared to respond with countermeasures.
And protect ourselves against indirect effects through trade diversion. pic.twitter.com/hpZ77TXH4B