Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, do të vizitojë javën tjetër Kosovën.
“Ajo do të mbajë një konferencë për media të hënën, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë”, njofton Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë
Ndryshe Viola Von Cramon, ka qenë zëri i Kosovës në institucionet e BE-së, duke lobuar për kërkesat e Kosovës, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.