Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për raportin e Komisionit të BE-së për Kosovën, ku theksohet progresi në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Cramon ka nënvizuar se Komisioni gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së 🇪🇺 që nga 1 janari 2024.
Ajo ka thënë se më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.
“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në #Dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të #Sundimit të Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës në BE”, ka shkruar Cramon në rrjetin social ‘X’.