image Von Cramon reagon ashpër: E ndaj frustrimin me qytetarët e Kosovës, BE-ja të liberalizojë vizat

Politikë

Von Cramon reagon ashpër: E ndaj frustrimin me qytetarët e Kosovës, BE-ja të liberalizojë vizat

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon në debatin për raportin e progresit për Kosovën tha se liberalizimi i vizave për kosovarët duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur.

Von Cramon mendon se është koha e fundit që Këshilli i Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

 “Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në sesa Kosova por ky fakt nuk mund të merret përgjithmonë si i mirëqenë nëse nuk përmbushim detyrimet tona, ne humbim kredibilitetin tonë dhe besimin, është koha e fundit që Këshilli i BE-së për të dhënë premtimin e tij për  liberalizimin e vizave për Kosovën, unë ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, unë do të dëshiroja që Parlamenti Evropian do të mund të vendoste për këtë çështje”, tha Cramon.

Eurodeputetja që vjen nga të Gjelbërit e Gjermanisë ka shprehur shqetësim edhe sa i përket frunizimit të Kosovës me vaksina kundër koronavirusit.

 “Një tjetër çështje është mosfurnizimi i Kosovës me vaksinat COVID-19, kapaciteti i prodhimit në BE po rritet dhe kjo duhet të shfrytëzohet që të furnizohet edhe Kosova sa më parë që është e mundur BE-ja duhet të përkrahë vaksinimin e shpejt të personelit mjekësor dhe grupeve tjera më të ndieshme”, tha ajo.

Mes tjerash Cramon ka përmendur nevojën për zgjedhjen e presidenti të ri, kurse sa i përket dialogut Kosova nuk duhet ta braktisë atë por ta vazhdojë.

“Kuvendi i ri duhet të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të zgjedhë presidentin e ri. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, qeveria e re të vazhdojë dialogu, pavarësisht vështirësive Kosova duhet që të punojë me BE-në rreth dialogut dhe mos ta braktisë atë. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht që dy vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha europarlamentarja Von Cramon.

/GazetaSinjali/