Raportuesja e Kosovës në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një konferencë për media, Von Cramon ka deklaruar se propozimi franko-gjerman është një mundësi e mirë për të dy shtetet që të stabilizojnë marrëdhëniet mes tyre.
“Propozimi franko-gjerman është mundësi e madhe dhe do të kërkoja nga secili që është në pushtet dhe mund të marrë vendime, t’i shqyrtojë me kujdes këto propozime” deklaroi Von Cramon.
“Mendoj që propozimi franko-gjerman është i ri. Si çdo kompromis tjetër, kërkon një vullnet politik, por aq sa e di është një shtyrje e mirë për Kosovën. Kosova do të përballet më një faqe të re të njohjes, dhe është një vendim i mirë”, vijoi ajo.
Eurodeputetja foli gjithashtu edhe për çështjen e targave dhe të letërnjoftimeve, duke thënë se është shumë e nevojshme që etnitetet të jenë më të integruar dhe më të angazhuar ë shoqëri.
Von Cramon e sheh si të domosdoshme pajisjen me letërnjoftime të Kosovës, të të gjithë qytetarëve.