image Von Cramon: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë s’ka pranim në BE

Politikë

Von Cramon: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë s’ka pranim në BE

news image

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Kosova dhe Serbia pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian. Këtë, ajo e tha në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim mes BE-së dhe Kosovës, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, derisa nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes, i tërë rajoni do të ketë ndikime të huaja për të prishur stabilitetin e BE-së.

Pa një marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet. BE-ja duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes. I gjithë rajoni do të vazhdojë të jetë një tokë për ndikimet e huaja dhe për të prishur stabilitetin e BE-së, siç e kemi pa në Bosnje”, tha ajo.

Ndër të tjera, Von Cramon ka kërkuar që gratë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, pasiqë sipas saj, është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar. /GazetaSinjali/