image Rrëmbimi i policëve kosovarë, Von Cramon mirëpret reagimin e DASH-it: Më në fund

Politikë

Rrëmbimi i policëve kosovarë, Von Cramon mirëpret reagimin e DASH-it: Më në fund

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka mirëpritur reagimin e Departamentit amerikan i Shtetit, i bëri thirrje sot sërish presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij që “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha në një deklaratë se “arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.

E Von Cramon i është gëzuar kësaj komunikate të DASH-it, ku ka shpërndarë komunikatën e tyre në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruar: “Më në fund”.

Përveç kërkesës për lirimin e policëve kosovar, DASH gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Seribsë që të ndjekin planin trepikësh të BE-së dhe të kthehen në dialog.

“Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në një komunikatë.

/GazetaSinjali/