Eurodeputetja, Viola von Cramon ka thënë se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se pa e bërë këtë nuk mund të anëtarësohet në Union.
“Në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, BE pret njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Von Cramon për mediumin serb Nova.rs.
Por, eurodeputetja tha se edhe Kosova duhet t’i kryejë detyrat e saj, përfshirë edhe Asociacionin.
“Detyrimet ekzistojnë edhe nga pala kosovare – zbatimi i vendimit të Gjykatës për Manastirin e Deçanit, si për të përgatitur një projekt-plan për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha von Cramon.
Kjo deklaratë s’i ka pëlqyer zyrtarëve serbë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë sot se raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shkuar shumë larg kur ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE derisa ta njohë Kosovën.
“Kur Viola von Cramon thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE derisa të njohë të ashtuquajturën Kosovë, a do të thotë BE me Spanjën, Rumaninë, Qipron Sllovake dhe Greqinë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ai gjithashtu pyeti se nga e morën lobistët kosovarë idenë se Von Cramon mund të përcaktojë rrugën e Serbisë drejt BE-së?
Von Cramon po ashtu i ka tërhequr vërejtjen Serbisë së në çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë s’ekziston opsioni “ose-ose”.
“Ne i dimë vështirësitë në këtë aspekt (vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë), Vuçiq shpjegoi gjithçka, por pavarësisht kësaj duhet të shohim përkushtimin e Serbisë për t’u përballur me sanksionet në fillim”, tha ajo.