Raportuesja e Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se i vjen thellësisht keq që sot nuk kishte interes të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Sipas saj, shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin e arritur tashmë në veriun e Kosovës.
Ajo shtoi se në kohët e luftës, gjëja e fundit që na duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm.
Ajo bëri thirrje për arritjen e një marrëveshje urgjente në mes dy vendeve.
“Prandaj i nxis të dy Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq të kthehen në tavolinën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe i lehtësuar nga Miroslav Lajcak”, shkroi ajo në Twitter.