image Von Cramon-Grenellit: Pyesni Macronin pse heziton t'i heq vizat Kosovës

Politikë

Von Cramon-Grenellit: Pyesni Macronin pse heziton t’i heq vizat Kosovës

news image

Eurodeputjetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili e kritikoi Bashkimin Europian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon ka thënë se i takon Këshillit Europian që të vendos për këtë çështje.

“Siç ia kam shpjeguar Richard Grenellit i takon Këshillit Europian të vendosë për këtë çështje. Për fat të keq. Por, nëse djema dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu merrni në telefon dhe pyesni Emmanuel Macronin pse nuk është i gatshëm t’i heq vizat për Kosovën dhe do të habiteni me përgjigjen e tij”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Ndërkaq, në këto polemika është përfshirë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Komisioni Evropian i ka borxh popullit të Kosovës për vonimin e liberalizimit të vizave./ Gazeta Sinjali/