Një vajzë e vogël që kishte mbetur vetëm në shtëpi, ka arritur t’i shpëtojë vdekjes kur ngeci e varur në ballkonin e apartamentit në një lartësi prej mbi 120 metrave.
Kinezja 5-vjeçe po qëndronte jashtë hekurave mbrojtës të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, ndërsa zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes, për ta shpëtuar.
Madje njëri prej tyre nuk hezitoi të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humbë forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.
Ngjarja ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan. Mediat lokale raportojnë se vogëlushja qëndroi e varur për më shumë se 10 minuta.
Vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi, e nga kureshtja kishte dalë në ballkon për të parë dhe në një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit./ Gazeta Sinjali/