Policia në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për grabitje, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është: Menderes Kadri.
Ai dyshohet për grabitje të një çante në një dyqan në Prizren, brenda të cilës siç mëson Gazeta Sinjali, kishte dy telefona dhe para të gatshme.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.