image VMRE për zgjedhjen e një shqiptari kryeministër: Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet

Politikë

VMRE për zgjedhjen e një shqiptari kryeministër: Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet

news image

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski, në fjalimin e tij me kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, gjegjësisht Kovaçëvskit dhe Mariçiqit, Republika e Maqedonisë së Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet.

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciq, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shndërruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit.

VMRO-ja nuk do ta votojë qeverinë e Xhaferit.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive. /Alsat.mk

/GazetaSinjali/