image Vlora Dumoshi dërgon telegram ngushllimi për familjen e parashutistit që humbi jetën

Sporte të tjera

Vlora Dumoshi dërgon telegram ngushllimi për familjen e parashutistit që humbi jetën

news image

Parashutisti kosovar, Faton Gërgjaliu ka humbur jetën pas një aksidenti që pati në fluturim.

Pas këtij lajmi ka shkruar edhe ministrja Vlora Dumoshi, e cila ka dërguar telegram ngushllimi për familjen e të ndjerit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve. Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës”, ka shkruar Dumoshi.

Po ashtu Dumoshi ka shprehur ngushllime edhe për Federatën dhe tërë komunitetin e aeronautikës në Kosovë./Gazeta Sinjali/