image Vlerësimi i Haradinajt për shkollën: S'është badihava

Kosovë

Deklaratë/ Vlerësimi i Haradinajt për shkollën: S’është badihava

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit në largim, Shyqiri Bytyqi, kanë marrë pjesë sot në inaugurimin e një shkolle fillore në fshatin Tërnj të Suharekës.

Haradinaj, me këtë rast ka pasur disa këshilla për nxënësit, ndërsa ka dhënë një vlerësim mjaft interesant për shkollën, shkruan Sinjali.

“Nuk është e vërtetë që shkolla nuk vyen e badihava shkojmë në shkollë se nuk gjen punë, e kryen fakultetin e punon kamarier…”, ka thënë a. Ndërkaq ka shtuar se “kohët shkojnë shpejt dhe ata që kanë qenë të zotë dhe kanë nxënë dije do të hyjnë në punë”.

Haradinaj ka porositur fëmijët që të bëhen nxënës të mirë. /Sinjali