image VLEN kërkesë Ali Ahmetit: Na garanto tërheqjen nga politika nëse humb zgjedhjet

VLEN kërkesë Ali Ahmetit: Na garanto tërheqjen nga politika nëse humb zgjedhjet

news image

”Nëse Ahmeti me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika”, thuhet mes tjerash në reagimin e koalicioni VLEN, ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky i fundit, ditë më parë, kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski, që bashkë me zgjedhjet lokale, vitin e ardhshëm, të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

”Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz mbi politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht. Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore”.

“Gjithsesi, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, në mënyrë që të mos harxhojmë paratë e popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e të ashtuquajturit front të tyre”, thuhet në reagimin e VLEN-it, shkruan Alsat.

/GazetaSinjali/