Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për detyrën e re që i është besuar në krye të shtetit shqiptar.
Mesazhi është bërë publik nga Ambasada ruse në Tiranë.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”.