image Vjosa Osmani i bën një ofertë ndryshe Albin Kurtit për koalicion

Kosovë

Vjosa Osmani i bën një ofertë ndryshe Albin Kurtit për koalicion

news image

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre në zgjedhje të jashtëzakonshme ka thënë se LDK nuk mund ta pranojë një ofertë nga Albin Kurti për koalicion, ku sipas saj gara do të zhvendosjes mes saj dhe Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se LDK i ofron koalicion në mirëbesim dhe në sinqeritet e jo koalicion garues. Sipas saj në garë janë kundër PAN-it e jo me Albin Kurtin.

“Ne si LDK kemi vlerësuar gjithë angazhimin e VV për bashkëpunim dhe duam sërish që t’i bëjmë ofertë për bashkëpunim të sinqertë dhe në mirëbesim dhe jo bashkëpunim në garë”.

Ajo çfarë është propozuar e shpie garën ndërmjet nesh, ndërsa ne jemi në garë me PAN-in i ftojmë ofertën tonë ta shikojnë, sepse ne jemi në garë me PAN-in dhe jo mes neve.

“Ne nuk duhet ta shpijmë garën mes meje dhe Albinit e as aktivistëve të VV-së me të LDK-së. Ne kemi kaluar disa çështje të tjera qoftë edhe programore. I ftojë ta ndryshojnë qasjen në garën mes neve, por në garë të mirë besimit”, ka deklaruar Osmani, shkruan Sinjali.

Ajo ka thënë se VV duhet ta rishqyrtoj qasjen e saj për koalicion të mundshëm me LDK-në.

“Përgjigjen e kemi dhënë të qartë ne shpresojmë që LVV do ta ri mendoj qasjen dhe ta pranojë ofertën e LDK-së me kryeministre nga partia jonë. Çdo qasje tjetër e shndërron garën mes njëri tjetërit. Gara jonë është me personat që e kanë kap shtetin dhe nuk duhet të krijojmë garë mes njëri tjetërit. Ne kërkojmë bashkëpunim në mirëbesim”, ka deklaruar Osmani./Sinjali/.