Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani është zotuar se do t`ia kthejë qytetarëve dinjitetin dhe do të luftojë për çrrënjosjen e korrupsionit në vend.
Ajo e ka bërë këtë deklaratë në paraqitjen e parë publike pasi mori besimin unanim të kryesisë së LDK-së për kandidate për kryeministre të Republikës së Kosovës.
“E falënderoj kryetarin Mustafa për mbështetjen. Sot ma dhanë mbështetjen unanime dhe të pa kontestueshme, që ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë, dhe ta nxjerrim Kosovën nga humnera që e kanë vendosur njerëz të korruptuar dhe të pandërgjegjshëm.I garantoj qytetarët që nga sot nuk do të ndihen sikurse nuk kanë zë. Falënderoj secilin aktivist të LDK’së, që pavarësisht të gjithave, nuk dyshuan se kjo ishte e vetmja zgjidhja e qëlluar. Kosovës t`ia kthejmë dinjitetin që qytetarët tanë, të ndjehen krenar e jo të turpëruar. Vetëm si ekip do të arrijmë sukses. Bashkë me Lutfi Hazirin. Faleminderit shumë edhe një herë për besimin, ka thënë Osmani në konferencën e parë për gazetarë. / Sinjali/