Një shpërthim ka ndodhur sot më herët në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, ku deri më tani janë lënduar 42 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu është bërë e ditur se në QKUK kanë ardhur për tretman mjekësor 14 pacientë.
E lidhur me këtë ngjarje, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pas përfundimit të seancës pritet t’i vizitojë të lënduarit në QKUK.
Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i Vjosa Osmanit për Gazetën Sinjali.