Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se dialogu është prioritet i Kosovës.
Po ashtu, Osmani tha se deri më tani me Serbinë nuk janë 33 marrëveshje, por janë 100 dokumente.
“Mos të harrojmë se nuk përmendet as nga institucionet e BE-së fatkeqësisht, që janë dhjetëra marrëveshje dhe mbi 100 dokumente, jo 33 por mbi 100, që janë prodhuar si pjesë e procesit të Brukselit. Disa janë marrëveshje, disa plane zbatimi, disa të tjera janë konkluzione të ndërmjetësueit. Disa të tjera quhen çuditërisht quhen reflektime të ndërmjetësuesit. Nëse shohim konkretisht, Kosova i ka zbatuar mbi 99% të marrëveshjeve dhe premtimeve, një nuk e ka zbatuar atë për Asociaionin e Komunave Serbe. Atë e ka rrëzuar Gjykata jonë Kushtetuese, me të drejtë. Ajo në fakt quhet si dokument i ndërmjetëm edhe pse është nënshkruar nga dy kryeministra të dy shteteve. Nëse shohim nga ana e Serbisë ka dhjetëra marrëveshje të paimplementuara”, u shpreh Osmani.
Sipas saj, Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, përjashto atë për asociacionin, ku Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje të shumta.
Ajo në një intervistë për RTK-në ka theksuar se Serbia nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve.
Përveç tjerash Osmani tha se është e çuditshme se si i gjithë presioni po bëhet ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë. /GazetaSinjali/