image Vjosa Osmani: Këtë herë shteti u kthehet të rinjve

Kosovë

Zgjedhjet/ Vjosa Osmani: Këtë herë shteti u kthehet të rinjve

news image

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani bashkë kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën, kanë takuar Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani ka thënë se të rinjtë e të rejat e Kosovës janë kapur nga shteti që sipas saj nuk ka arritur t’i bartë me vete.

“Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se tani është koha që politikanët të jenë në një standard me të rinjtë në sport, kulturë, muzikë e shkencë.

“Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1424185637743696?__tn__=-R