Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka theksuar bashkëpunimin dhe preokupimet e përbashkëta me shtetin e Shqipërisë.
Osmani ka shkruar se punët e inciuara nga Shqipëria për Kosovën tregojnë më së miri për bashkëpunimin dhe preokupimin e përbashkët që kanë Kosova dh Shqipëria.
Ajo ka cekur disa nga çështjet siç janë kujdesi ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, nisma e re për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe trajtimi i kujdesshëm i diasporës, këto janë disa nga pikat që ka përmendur./ Gazeta Sinjali/