Dje, në qarkun e Vlorës pati reshje të dendura shiu që në qytet çuan edhe në ndërprerjen e ndeshjes në stadium.
Sot niveli i ujit në lumin Vjosë u rrit, por ende nuk ka alarm për përmbytje. Deti i trazuar dhe me dallgë që shkojnë deri në 8 ballë, hyri dje në tokat e fshatit Delisuf të njësisë administrative Novoselë.
Për më tepër ndiqni lidhjen direkte me gazetarin e Top Channel- it, Mikel Marsi, gjatë edicionit informativ të orës 12:00.