Kritikut të saj, Aleksei Navalny siç duket Rusia është “përkujdesur” që t’i jap goditjen e fundit.
Kremlini zyrtar ka njoftuar se të martën e ka futur atë dhe pesë bashkëpuntorë të tij në listën e terroristëve dhe ekstremistëve.
Duke u bazuar në ligjet e Rusisë, bashkëpunëtorët e Navalnyt pritet që të arrestohen kurse llogaritë bankare të tyre do të bllokohen.
Po ashtu, në vitin e kaluar gjykata e Moskës i shpalli si ekstremistë të gjitha organizatat që lidheshin me Navalnyn, duke ju ndaluar që të marrin funksione në administratën publike ruse.
Navalny është dënuar në vitin e kaluar për shkelje të masës së lirimit me kusht që iu vu në 2014, pas një dënimi për përvetësim parash në mënyrë të parregullt./GazetaSinjali/