image Vjen shkarkimi i parë pas skandalit të mbi 2 milionë eurove te Thesari i Shtetit

Politikë

Vjen shkarkimi i parë pas skandalit të mbi 2 milionë eurove te Thesari i Shtetit

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka liruar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashi për të cilën, ajo thotë se u raportua se babai i saj dyshohet se ka përfituar nga 2 milionë eurot e vjedhura nga Thesari i Shtetit.

Kështu ka bërë të ditur Balaj-Halimaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.
Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

/GazetaSinjali/