image Vjen rryma në minierën e Trepçës, minatorët e ngujuar kanë filluar të dalin

Sociale

Vjen rryma në minierën e Trepçës, minatorët e ngujuar kanë filluar të dalin

news image

Minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës shkaku i ndërprerjes së rrymës kanë nisur të dalin prej aty.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kreu i Sinidikatës së Minatorëve, Gani Osmani.

Osmani ka deklaruar se rryma ka ardhur dhe se për 15 minuta pritet të dalin nga miniera të 120 minatorët që kanë qenë të ngujuar.

“Ka ardh rryma. Kanë fillu me dalë. Për 10 ose 15 minuta dalin të gjithë”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/